SHËRBIM FARMACEUTIK & DISPENSIM BARNASH
Farmaci Sherri ofron shërbim të plotë farmaceutik, duke siguruar:
- dispensimin korrekt të barnave me recetë dhe pa recetë
- këshillim për përdorimin e sigurt dhe efektiv
- orientim mbi dozimin dhe kombinimet e barnave
Çdo rekomandim bazohet në njohuri farmaceutike dhe në nevojat specifike të pacientit, duke shmangur përdorimin e gabuar ose të panevojshëm të produkteve.
KONSULTIM FARMACEUTIK PROFESIONAL
Në farmaci, konsultim nuk është thjesht një sugjerim, është pjesë e trajtimit.
Ne asistojmë pacientët në:
- zgjedhjen e barnave dhe suplementeve të përshtatshme
- interpretimin e përdorimit të produkteve
- kombinimin korrekt të terapive
Qëllimi është të ofrohet një zgjidhje e sigurt, e arsyetuar dhe e përshtatur për çdo rast.
SKIN TEST & SKALP TEST
Farmaci Sherri ofron analiza të strukturuara për gjendjen e lëkurës dhe skalpit përmes shërbimeve:
- Skin Test
- Skalptest
Këto analiza mundësojnë:
- identifikimin e tipit të lëkurës
- vlerësimin e hidratimit dhe barrierës së lëkurës
- evidentimin e problematikave si akne, ndjeshmëri apo pigmentim
- analizën e gjendjes së skalpit dhe flokëve
Bazuar në rezultatet, rekomandohet një rutinë e personalizuar dermokozmetike.